Bernardo Silva dëshiron të largohet nga Manchester City, transmeton Sinjali Sport.
Sipas “The Times” mesfushori portugez është një nga futbollistët e kërkuar nga Arsenali, por si taborit britanik, anëtari i “Citizens” është duke shikuar mundësitë të largohet krejt nga ishulli.
Reprezentuesi portugez duhet të luftojë për pozitën e tij te skuadra e Guardiolës, pas ardhjes së Grealish, pozita e tij më nuk është e sigurt.
Për këtë Silva e sheh të arsyeshme ndërrimin e ekipit, pasi dëshiron të jetë edhe më afër familjes, pas katër viteve në Angli.
27-vjeçari ka oferta edhe nga skuadra tjera, ndër to kampioni i Spanjës, Atletico Madrid, por asgjë zyrtare. /Gazeta Sinjali Sporti/