image Bernardo Silva flet për të ardhmen e tij, mes spekulimeve të vazhdueshme për një lëvizje te Barça

Futboll

Bernardo Silva flet për të ardhmen e tij, mes spekulimeve të vazhdueshme për një lëvizje te Barça

news image

Bernardo Silva ka folur mbi të ardhmen e tij, mes spekulimeve të vazhdueshme që po e lidhin portugezin me një kalim te Barcelona këtë verë.

Media të ndryshme nga Spanja kanë raportuar se Bernardo Silva po e dëshiron një kalim tek klubi spanjoll këtë verë, dhe dy klubet mund të gjejnë një kompromis ditëve në vazhdim.

Në një intervistë për ‘ESPN Brasil’, Bernardo ka theksuar se klubi i tij aktual e di tashmë se çfarë ai dëshiron por thotë se do të mbetet profesional dhe i respektueshëm me Man City.

“Unë kam qenë i hapur me Man City dhe ata e dinë se çfarë dua. Nëse qëndroj, jam shumë i lumtur dhe gjithmonë do ta respektoj këtë klub dhe do të jap më të mirën time. Nëse jo, është futbolli dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë.

“Unë do të jem gjithmonë i respektueshëm me Man Cityn”, ka deklaruar ai.

Gazetari i afërt me Barcelonën, Gerard Romero ka raportuar se Man City dhe Barcelona mund të arrijnë një marrëveshje për shumën e 55-60 milionë eurove.

/GazetaSinjaiSport/