Bernardo Silva ishte në mesin e lojtarëve që ishin shumë afër të largoheshin nga Manchester City gjatë verës së kaluar.
Lojtari ka përmbysur situatën dhe tashmë është në mesin e më të mirëve te ‘Citizens’ këtë sezon.
Portugezi është pyetur për të ardhmen e tij dhe nuk ka lënë të kuptohet se dëshiron një largim nga Anglia.
“Varet. Tani, Premier League është kampionati më i mirë në botë, Anglia është vendi me nivelin më të lartë. Ishte një dominim spanjoll disa vite, i cili zgjati shumë. Për momentin, skuadrat angleze janë më të fortat”, ka thënë Bernardo.
“Kështu, është gjithmonë mirë të jesh në vendin ku është futbolli më i mirë. Pastaj ka vendime personale që po ashtu llogaritën, sikur të jesh afër familjes etj. Por, unë them se një nga ëndrrat e mia është të jem në kampionatin më të fortë”, shtoi portugezi.
Bernardo Silva ishte afër kalimit te Milan por duket se një opsion i tillë tashmë nuk shqyrtohet më. /Gazeta Sinjali Sporti/