Ish kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka thënë se po lufton një virus të tmerrshëm.
Berlusconi citon t’i kenë thënë mjekët që po e trajtojnë në spital, se ai virusi është shumë i ashpër. Ish-kryeministri italian, që u shtrua në spitalin San Raffaele në Milano të enjten, prej nga komunikoi me telefon me një nga kandidat e partisë së tij Forca Italia, gjatë një tubimi elektoral për zgjedhjet rajonale në luginën e Aostës.
83-vjeçari tha se nga mijëra teste koronavirusi të kryer në këtë spital, mjekët i kishin thënë se ai kishte ngarkesën më të rëndë virale.
“Virusi është shumë i keq”, tha ai, “unë po bëj maksimumin, shpresoj t’ia dal mbanë dhe të kthehem në normalitet”.
“Gjendja e Berlusconit vazhdon të përmirësohet”, konfirmoi edhe mjeku i tij, Alberto Zangrillo. Ky i fundit tha se Berlusconi, që i ishte nënshtruar një operacioni në zemër në të njëjtin spital në 2016-ën, kishte një infeksion mesatar në mushkëri si pasojë e COVID-19. Edhe vajza e ish-kryeministrit, Marina Berlusconi ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Fëmijët e tjerë, Luigi dhe Barbara si edhe e dashura, Marta Fascina, po ashtu e kanë virusin./Gazeta Sinjali/