image Berisha: Protestat do të vijojnë deri në triumf

Shqipëri

Berisha: Protestat do të vijojnë deri në triumf

news image

Lideri i PD-së, Salih Berisha ka bërë me dije se protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se protesta e nesërme do të jetë fillim i një revolucioni që nuk do të ndalet deri në triumf.

“Të gjitha variantet janë të mundshme. Është e hapur. Është sipari i një revolucioni që fillon me protestën e nesërme dhe vazhdon deri në triumf. Do të ketë protesta të fuqishme si e nesërmja, do të ketë protesta të vogla. Do të ketë veprimtari ndaj atij kontigjenti që ne e quajmë “name and shame”, emëroje dhe turpëroje. Se ju e shihni. Këta hajdutë që banojnë midis qytetarëve, këta të paktën një tabelë tek shtëpia do u vihet këtyre, në mure”, ka thënë Berisha.

Ai ka deklaruar se pushtetarët po i mbron i mbron drejtësi.

“Tani do ketë betejë të përgjithshme. Natyrisht kurrë nuk do të etikohet njeri i ndershëm dhe i paimplikuar pavarësisht bindjeve politike, por këta si Erion Veliaj, si puna e kësaj që dihen drejtoresha famoze e AKSHI-t që ka shpenzuar për mbrojtjen kibernetike 200 milionë euro false. 200 milionë Euro tendera sekrete”, ka thënë Berisha.

/GazetaSinjali/