image Berisha i bashkohet protestuesve në marshimin kundër ardhjes së Vuçiqit

Shqipëri

Berisha i bashkohet protestuesve në marshimin kundër ardhjes së Vuçiqit

news image

Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar njerëzve të pranishëm në protestë.

Ai ka shkuar fillimisht në selinë blu, e nga atje, është drejtuar me mbështetësit e tij në kryeministri, ku është paralajmëruar dhe protesta.

Atje, do të ketë disa persona të nismës për të folur para demokratëve. Kujtojmë se kjo protestë është thërritur kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiq në Tiranë dhe si një formë kundërshtimi ndaj nismës Ballkani i Hapur, që sipas Berishës, i kundërvihet atij të Berlinit. /Gazeta Sinjali/