image Benzema shënon dhe barazon ikonën Raul - VIDEO

Futboll

Benzema shënon dhe barazon ikonën Raul – VIDEO

news image

Real Madridi ka realizuar edhe golin e dytë ndaj Levantes.

Ferlan Mendy fillimisht i dha avantazhin Realit pas një goli të shënuar në minutën e 14-të.

Nuk ka shkuar shumë dhe madrilenët kanë dyfishuar epërsinë.

Karim Benzema ka realizuar të dytin duke shënuar me kokë pas një asistimi nga Vinicius në minutën e 19-të.

Për francezin ky është goli i 323-të me fanellën e Real Madridit, duke e barazuar ikonën Raul për gola të shënuara në klubin madrilen.

/GazetaSinjaliSport/