image Benzema e humbet Kampionatin Botëror, shkak lëndimi

Futboll

Benzema e humbet Kampionatin Botëror, shkak lëndimi

news image

Karim Benzema raportohet se do të humbasë Botërorin e Katarit që do të fillojë nesër.

Francezi kishte pësuar një lëndim me Real Madridin dhe thuhej se do të mungonte në fazën grupore me ‘trekolorët’ porse do të rikthehej për pjesën tjetër të Botërorit.

Sidoqoftë, mediat franceze tani kanë dhënë lajmin e keq për francezin, i cili tani pritet të humbasë të gjithë kampanjën e këtij Botërori, pas një lëndimi të pësuar në stërvitje me Francën.

Kujtojmë që Botërori i Katarit fillon të nesërmen, me sfidën mes Katarit dhe Ekuadorit që do ta hapë eventin e kompeticionit më të madh në botë.

/GazetaSinjaliSport/