image Beniada, finalistja e dytë e Big Brother VIP

Bota e Yjeve

Beniada, finalistja e dytë e Big Brother VIP

news image

Modelja Beniada Nishani është zgjedhur finalistja e dytë e Big Brother VIP, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ishte në televotim bashkë me aktoren Monika Lubonja, mirëpo publiku vendosi që Beniada të jetë në finale.

Ajo i është bashkuar Ilirit, i cili ishte i pari që e siguroi biletën e finales.

Beniada ka më shumë se 100 ditë që kur është futur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke qenë ndër banorët që u bashkuan që nga dita e parë.

Që nga fillimi ajo fitoi zemrat e shikuesve, me vështirësitë e saj në të folurit shqip, pasi që është rritur në Itali dhe me pozitivitetin e energjinë e saj./GazetaSinjali/