Modelja Beniada Nishani është zgjedhur finalistja e dytë e Big Brother VIP, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo ishte në televotim bashkë me aktoren Monika Lubonja, mirëpo publiku vendosi që Beniada të jetë në finale.
Ajo i është bashkuar Ilirit, i cili ishte i pari që e siguroi biletën e finales.
Beniada ka më shumë se 100 ditë që kur është futur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke qenë ndër banorët që u bashkuan që nga dita e parë.
Që nga fillimi ajo fitoi zemrat e shikuesve, me vështirësitë e saj në të folurit shqip, pasi që është rritur në Itali dhe me pozitivitetin e energjinë e saj./GazetaSinjali/