Benfica ka zyrtarizuar largimin e Darwin Nunez në drejtim të Liverpoolit.
Sulmuesi uruguajan tashmë ka nënshkruar për klubin anglez për shumën e 75 milionë eurove, me bonuse të tjera që mund të kapin shifrën e 100 milionë eurove.
22-vjeçari do të nënshkruajë deri më 2028 dhe do t’i ketë sot testet mjekësore në Angli.
Pasi të përfundojnë testet mjekësore, skuadra e Liverpool do të zyrtarizojë më pas uruguajanin si lojtarin më të ri të tyre.