image Benfica dyfishon avantazhin ndaj Barcelonës (VIDEO)

Futboll

Benfica dyfishon avantazhin ndaj Barcelonës (VIDEO)

news image

Barcelona dëshiron t’i kthehet fitoreve në vizitë ndaj Benficës, transmeton Sinjali Sport.

Skuadra nga kryeqyteti portugez është nikoqire në “Estadio da Luiz” të Lisbonës, ku është zhbllokuar rezultati sërish në favor të vendasve, 2-0.

Rafa Silva ka realizuar golin e dytë për portugezët, duke ia vështirësuar punët katalunasve.

Vendasit kaluan në epërsi herët me golin e Darwin Nunez, në minutën e tretë, pas një solo aksioni. /Gazeta Sinjali Sporti/