image Behgjet Pacolli tregon si u bë milioner

Kosovë

"Milioni i parë"/ Behgjet Pacolli tregon si u bë milioner

news image

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i njohur si një ndër personat më të pasur në Kosovë, ka treguar për mënyrën së ai ka arritur ta bëjë pasurinë multi-milionëshe që posedon tani.

Në emisionin N’Konak, ai ka treguar rrugëtimin e tij deri në momentin kur mbërritur të bëhet një biznesmen i suksesshëm.

Që nga vitit 1975 kur punonte në një kompani austriake Pacolli thotë së ka arritur të bëhet i suksesshëm.

“Në vitin ‘75 kam punu për një kompani austriake dhe kam pas suksese. Duke parë suksesin, kompanitë që janë të interesuar e kanë pa këtë, dhe një kompani në Zvicër insiston që unë të bëhem pjesë e saj, ofron kushte dhe unë shkoj në Zvicër. Për dy vitet e para kam qenë drejtor komercial rajonal i asaj firme isha për Ballkanin ndërsa nga viti‘ 91 kam qenë drejtor gjeneral”, ka bërë të ditur Pacolli.

Më vonë në vitet e 90-ta Pacolli fillon kompaninë dhe kështu nisë të bëjë suksese në botë.