Behgjet Pacolli thotë se e ka financuar ndërtimin e rrugës në lagjen e Modripotokut të Marecit, e cila, pas përmbytjeve të para dy viteve, mbeti tërësisht e izoluar.
Sipas Pacollit, shteti nuk ka ndërhyrë që ta ndërtojë këtë rrugë, çka e ka shtyerë vetë Pacollin që të intervenojë me mjete vetanake.
Pacolli ka thënë se në kuadër të këtij investimi, po punohet edhe për riparimin e varrezave të fshatit.
“Rruge moderne prej 2.7 KM që lidh këtë lagje malore me arterien kryesore (e cila gjithashtu është e dëmtuar dhe pret dorën e shtetit). Në kuadër të këtij investimi po punohet për riparimin edhe të varrezave të fshatit”, ka shkruar Pacolli në Facebook.