Klubi i Superligës, KF Llapi ka mbetur pa njërin nga lojtarët kryesor të ekipit.
Behar Maliqi dhe skuadra llapjane i kanë ndarë rrugët dhe kësisoj mesfushori mbetet lojtar i lirë për të nënshkruar me ndonjë klub tjetër, shkruan Sinjali Sportiv.
Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti përmes një postimi në profilin e tij.
“Ju njoftoj që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit KF Llapi. Falënderoi kryesinë, të gjithë trajnerët, dhe bashkë lojtarët. Një falënderim i veçantë shkon për tifozët e KF Llapit, për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe. Me respekt, Behar Maliqi”, ka shkruar Maliqi. /Sinjali Sportiv