image Befasojnë Phoenix, Atlanta dhe Memphisi, derisa Philadelphia nis me këmbë të mbarë

Basketboll

Befasojnë Phoenix, Atlanta dhe Memphisi, derisa Philadelphia nis me këmbë të mbarë

news image

Play Offi në NBA ka filluar të shtunën, derisa dje (e diele) ka vazhduar me disa sfida interesante, shkruan Sinjali Sport.

Ndeshja e parë që u luajt dje ishte ajo në mes Philadelphias dhe Washingtonit, që përfundoi në të mirë të atyre të parëve me rezultat 125-118.

Te skuadra e 76ers që e mbyllen sezonin e rregullt në pozitën e parë lojtarët më të dalluar ishin Tobias Harris me 37 pikë dhe Joel Embiid me 30 sosh.

Në tjetrën anë te Wizards ishte Bradley Beal që shkëlqeu me 33 pikë, por të pa mjaftuara për fitore.

Takimi i radhës ishte ai në mes Phoenix dhe Lakers, ku vendasit befasuan kampionen në fuqi duke e mposhtur me rezultat 99-90.

Devin Booker në ndeshjen e parë në Play Off në karrierën e tij ishte i pandalshëm me 34 pikë duke mos gjetur mënyrë kundërshtari për ta ndaluar.

Në anën tjetër të mysafirët mbreti LeBron James  me 18 pikë e 10 asistime ishte më i miri.

Përballja më interesante e ditës u zhvillua në “Madison Square Garden”, ku skuadra e New York Knicks u mundën nga Atlanta Hawks në sekondat e fundit me rezultat 105-107.

Trae Young me një dyhapësh në fund të ndeshjes ia solli fitoren e parë mysafirëve në ndeshjen e parë të kësaj serie.

Young njëkohësisht ishte edhe më i miri në ndeshje me double-double prej 32 pikëve dhe 10 asistimeve.

Te vendasit në formën më të lartë ishte rezervisti Alec Burks me 27 pikë të arkëtuara.

Befasia e mbrëmjes ishte në ballafaqimin e Konferencës Perëndimore, ku skuadra që kryesoj në sezonin e rregullt Utah Jazz u mposht nga ekipi që e siguroi pjesëmarrjen vetëm nga Play Inn, Memphis Grizzlies me rezultat të ngushtë 109-112.

Dyshja Dillon Brooks me 31 pikë dhe Ja Morant me 26 sosh vazhduan formën e lartë te mysafirët, që e morën fitoren dhe tashmë kanë përparësinë e terenit.

Kampionët e sezonit të rregullt duket se iu mungoi Donovan Mitchell, pasi humbën sfidën e parë, mirëpo në formë të mirë ishte kroati Bojan Bogdanovic që luajti me 29 pikë.

Ndeshjet e dytë të serisë te këto ndeshje luhen nesër. /Gazeta Sinjali Sporti/