image BBC raporton për incidentin në Shqipëri: Një person kërcen përmes dritares për ta ndaluar shoferin e rrezikshëm

Shqipëri

BBC raporton për incidentin në Shqipëri: Një person kërcen përmes dritares për ta ndaluar shoferin e rrezikshëm

news image

Mediumi i njohur britanik, BBC, ka raportuar për incidentin e sotëm në qendër të Tiranës – kur në ditën e zgjedhjeve, një person hyri me veturë dhe iu drejtua turmës së njerëzve, fatmirësisht, pa të lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

“Njeriu kërcen përmes dritares së veturës për të ndaluar shoferin e rrezikshëm në Shqipëri”, është titulli i BBC-së.

Vetura u ndal vetëm në momentin kur një kalimtar, u hodh me këmbë në dritare të veturës, duke ndaluar të dyshuarin.

Kalimtari tha se mendoi se shoferi po synonte turmën në një sulm të mundshëm terrorist.

Shumë njerëz kishin qenë në radhë për t’u vaksinuar në çadra në Sheshin Skënderbej në atë kohë.

Policia shqiptare thotë se beson se i dyshuari 32-vjeçar, po voziste nën ndikim të substancave narkotike.

/Gazeta Sinjali/