image Bayerni planifikon të shpenzojë më së shumti në histori të klubit për ta transferuar Pedrin

Futboll

Bayerni planifikon të shpenzojë më së shumti në histori të klubit për ta transferuar Pedrin

news image

Bayern Munich planifikon një ofertë të madhe për Pedrin e Barcelonës, shkruan AS, transmeton Sinjali Sport.

Skuadra gjermane është e gatshme të ofrojë mbi 80 milionë euro për të shpenzuar për talentin spanjoll.

Bayern Munich po përpiqet të nënshkruajë yllin e Barcelonës, Pedri dhe janë të gatshëm ta bëjnë atë nënshkrimin më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Pala gjermane e ka bërë të qartë interesin e tyre për reprezentuesin spanjoll dhe do të përpiqen të nënshkruajnë me të në janar ose sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, Pedri ndihet rehat në ‘Camp Nou’ dhe nuk po nxiton të largohet nga klubi në këtë kohë. /Gazeta Sinjali Sporti/