Sadio Mane është pranë transferimit tek Bayern Munich.
‘SkySports’ raporton se Sadio Mane është në prag të vulosjes së një lëvizjeje te Bayern Munich, me klubin gjerman duke përgatitur një ofertë të përmirësuar në përputhje me vlerësimin prej 42.5 milionë funte sa kërkon Liverpool.
Ndërkohë Romano thekson se marrëveshja me Sadio Mané, është në rrugën e duhur që nga java e kaluar.
Sipas Romanos, Bayern do të paraqesë një propozim të ri zyrtar shumë shpejt dhe Liverpool janë të përgatitur të pranojnë pas marrëveshjes së Darvinit dhe konsiderohet çështje kohe.
Kushtet personale janë 100% dakord për një marrëveshje trevjeçare.