image Bayerni afër transferimit të Manes

Futboll

Bayerni afër transferimit të Manes

news image

Bayerni po ndodhet gjithnjë e më afër transferimit të Sadio Manes.

Me Darwin Nunez që do t’i bashkohet Liverpoolit, është tashmë e sigurt se Mane do të largohet nga klubi.

Fabrizio Romano në përditësimin e tij të fundit, thekson se Bayern po i afrohet sigurimit të një marrëveshjeje për Sadio Mané.

Sipas Romanos, kushtet personale do të bien dakord së shpejti dhe se oferta e re do të dorëzohet në vazhdim për t’u arritur marrëveshje e plotë me Liverpool.

Romano shton se Mané dëshiron të largohet dhe Bayern është prioriteti i tij.

/GazetaSinjaliSport/