Bayerni po ndodhet gjithnjë e më afër transferimit të Sadio Manes.
Me Darwin Nunez që do t’i bashkohet Liverpoolit, është tashmë e sigurt se Mane do të largohet nga klubi.
Fabrizio Romano në përditësimin e tij të fundit, thekson se Bayern po i afrohet sigurimit të një marrëveshjeje për Sadio Mané.
Sipas Romanos, kushtet personale do të bien dakord së shpejti dhe se oferta e re do të dorëzohet në vazhdim për t’u arritur marrëveshje e plotë me Liverpool.
Romano shton se Mané dëshiron të largohet dhe Bayern është prioriteti i tij.