Koronavirusi është përhapur gjithkund nëpër botë dhe tanimë edhe skuadrat evorpiane të futbollit kanë filluar të ndërmarin hapa për tu mbrojtur nga një virus i tillë.
Kampioni gjerman, Bayern Munich ka marrë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit te klubi i tij.
Përmes një komunikate, klubi gjerman ka treguar se bazuar në rekomandimet e repartit mjekësor të klubit po ndërmirren masat e duhura për futbollistët.
FC Bayern Munich këshilloi lojtarët që të mos japin autografe e as fotografi e selfie me tifozët në seancat stërvitore dhe në ndeshje.
Kujtojmë që në Serie A shumë ndeshje janë anuluar, ndërsa ato të cilat do të zhvillohen priten që të jenë pa praninë e tifozëve./ Gazeta Sinjali/