image Bastisja në Drenas/ Prangoset 41-vjeçari në shtëpinë e të cilit u gjetën armë e municion

Siguri

Bastisja në Drenas/ Prangoset 41-vjeçari në shtëpinë e të cilit u gjetën armë e municion

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksion të Policisë kundër armëve pa leje, gjatë të cilit u kryen bastisje në fshatin Gradicë të Drenasit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ka thënë Sinjalit se gjatë këtij operacioni, në prangat e Policisë së Kosovës ka përfunduar një 41-vjeçar me inicialet F.F.

Në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tri armë dhe municion:

• Një armë automatik, AK47 me dy karikatorë,
• Një pushkë gjuetie,
• Një revole me dy karikatorë, si dhe
• Pesëdhjetë e një copë fishek të kalibrave të ndryshëm.

Me urdhër të Prokurorit, ndaj 41-vjeçarit është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/