Gazeta Sinjali raportoi sot për një operacion bastisje kundër armëve pa leje dhe substancave narkotike në Obiliq.
Ky operacion ka rezultuar me arrestimin e një personi me inicialet M.Q, i cili dyshohet për disa vepra penale.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ka thënë Sinjalit se gjatë këtij operacioni Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar armë dhe substanca narkotike.
“Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar:
- një pushko-mitrolez M-7.92,
- një magazinë të fishekëve,
– rreth 617 fishekë,
– 2 radiolidhje. - tri thika,
-52g substancë narkotike, lloji nuk dihet,
-19g substancë narkotike dyshohet marihuanë etj”, tha ai.
Borovci bëri të ditur se personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Ai dyshohet për kryerjen e veprave “Mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës”, si dhe “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve , substancave psikotropike ose analoge”./GazetaSinjali/