V.Sh., 36-vjeçar nga fshati Rogovë i Gjakovës, është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar zollë, gulinov dhe revole.
“Pas një pune intensive të hetuesve nga Stacioni Policor në Gjakovë, më datë 20.10.2021 është arritur që të identifikohet dhe lokalizohet i dyshuari, ndërsa në konsultim me prokurorin kujdestar është realizuar urdhër-kontrolli i shtëpisë dhe lokaleve tjera përcjellëse të të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar armët si në vijim: Një Zol – e zbrazët, një Gulinov, cal.12.7 mm dhe një revole cal.7.65 mm”, njofton policia./Gazeta Sinjali/