image Baseli triumfon minimalisht ndaj Sionit, Zhegrova heroi me golin e minutës së 90-të (VIDEO)

Futboll

Baseli triumfon minimalisht ndaj Sionit, Zhegrova heroi me golin e minutës së 90-të (VIDEO)

news image

Edon Zhegrova ia ka sjellë fitoren skuadrës së tij me golin në kohën shtesë, shkruan Sinjali Sport.

Baseli e mposhti në udhëtim Sionin me rezultat të ngushtë 0-1.

Reprezentuesi kosovar, Edon Zhegrova ishte heroi i mysafirëve, duke realizuar golin e vetëm në këtë takim.

Mesfushori anësor është inkuadruar në minutën e 65-të, por golin e fitores e shënoi në minutën e 90-të me një goditje jashtë vijës së 16-shit.

Baseli me këtë fitore ngritët në pozitën e parë në Superligën zvicerane me 22 pikë.

Sioni në anën tjetër ka nëntë pikë në pozitën e tetë. /Gazeta Sinjali Sporti/