image Barcelona synon të përfitojë nga situata e Aubameyangut me Arsenalin

Futboll

Barcelona synon të përfitojë nga situata e Aubameyangut me Arsenalin

news image

Pierre-Emerick Aubameyang në radarin e Barcelonës raporton SPORT, përcjell Sinjali Sport.

Aubameyang është shfaqur në radarin e transferimeve të Barcelonës sipas mediumit SPORT.

E ardhmja e 32-vjeçarit në Emirates Stadium është vënë në dyshim pasi Mikel Arteta mori vendimin për ta hequr atë nga detyrat e kapitenit pas një shkelje të disiplinës.

Barça po vëzhgon nga afër situatën e Aubameyang me synimin për të nisur një ofertë në janar, por edhe Juventusi është i interesuar për sulmuesin. /Gazeta Sinjali Sporti/