image Barcelona synon fitoren kundër Real Sociedadit, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Barcelona synon fitoren kundër Real Sociedadit, publikohen formacionet zyrtare

news image

Sonte me fillim nga ora 21:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Real Sociedadit dhe gjigantit katalunas Barcelona, e vlefshme kjo për xhiron e 33 të La Ligas spanjolle.

Në ndeshjen e fundit të dy skuadrat nuk arkëtuan pikët e plota, ku Sociedadi barazoi pa gola me Real Betisin, kurse Barça pësoi humbje si vendase me rezultat minimal 1:0 kundër Cadizit.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë vetëm pesë pikë të tabelë, ku Barcelona zë vendin e tretë me 60 pikë, krahas Sociedadit që renditet në pozitën gjashtë me 55 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Sociedadin nuk do të paraqiten Barrenetxea, Fernandez, Monreal, Oyarzabal dhe Silva, kurse te Barça mungojnë Fati, Pedri, Roberto dhe Umtiti.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Real Sociedad (4-4-2): Remiro; Rico, Le Normand, Zubeldia, Zaldua; Rafinha, Merino, Zubimendi, Januzaj; Isak, Sorloth

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Alves, Araujo, Pique, Alba; Gavi, Busquets, De Jong; Dembele, Aubameyang, Torres.

/GazetaSinjali/