image Barcelona si mysafir i Bilbaos për Kupën e Mbretit, formacionet zyrtare

Futboll

Futboll/ Barcelona si mysafir i Bilbaos për Kupën e Mbretit, formacionet zyrtare

news image

Sonte prej orës 21:00, do të zhvillohet ndeshja e çerekfinales së fundit të Kupës së Mbretit në mes Athletic Bilbao dhe Barcelones.

Formacionet zyrtare janë publikuar nga të dyja skuadrat.

Barcelona pritet të këtë punë të vështirë sonte në Bilbao ku do të përballet me skuadrën baske.

Për këtë trajneri Setien ka zgjedhur ekipin e tij më të mirë në përballje.

Edhe kësaj radhe në sulm Setien ka startuar me Messi e Ansu Fati por pa Griezmann i cili është në bankën rezervë.

Mesfusha i është besuar Busquets, De Jong dhe Rakiticit.

Edhe skuadra e Bilbaos ka startuar me lojtarët më të mirë të saj dhe vendasit synojnë që ta shfrytëzojnë formën jo të mirë të Barcelonës për të kaluar tutje në garën e dytë më të rëndësishme në Spanjë./ Gazeta Sinjali/