image Barcelona pret Bayernin pa 6 futbollistë kyç

Futboll

Barcelona pret Bayernin pa 6 futbollistë kyç

news image

Barcelona do të kërkojë ta nis me fitore aventurën në Ligën e Kampionëve.

Skuadra spanjolle të martën nga ora 21:00 në stadiumin “Camp Nou” është nikoqire e Bayern Munichut.

Trajneri Ronald Koeman për këtë takim nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e gjashtë futbollistëve shkaku i lëndimeve: Sergio Aguero, Martin Braithwaite, Ousmane Dembele, Sergino Dest, Ansu Fati e Sergio Roberto.

Kjo ndeshje i takon Grupit E. /Gazeta Sinjali Sporti/