image Barcelona planifikon ta huazojë holandezin Van de Beek

Futboll

Barcelona planifikon ta huazojë holandezin Van de Beek

news image

Barcelona po planifikon një blerje në janar dhe mesfushori i Manchester United, Donny van de Beek është një nga alternativat, sipas mediumit spanjoll ‘SPORT’.

Gjigantët spanjollë kanë vëzhguar situatën e 24-vjeçarit pasi ai vazhdon të luajë një rol të vogël në planet e Ole Gunnar Solskjaer në Old Trafford, transmeton Sinjali Sport.

Van de Beek mund të jetë i hapur për largim në vitin e ri, por Barça mund të përballojë vetëm një marrëveshje huazimi për shkak të problemeve aktuale financiare. /Gazeta Sinjali Sporti/