image Barcelona nuk ndalet, mposht edhe Sevillan për ta rrëmbyer pozitën e dytë në La Liga

Futboll

Barcelona nuk ndalet, mposht edhe Sevillan për ta rrëmbyer pozitën e dytë në La Liga

news image

Barcelona po vazhdon formën impresive nën Xavi Hernandez.

“Blaugranasit” kanë arritur fitore ndaj skuadrës së Sevillës me rezultat 1-0, shkruan Sinjali Sport.

Golin e vetëm për vendasit e ka shënuar i talentuari Pedri në minutën e 72-të.

‘Katalanasit’ e dominuan në çdo aspekt Sevillan ku kishin raste të panumërta shënimi.

Me këtë fitore, Barca ngritet në pozitën e dytë në tabelë me 57 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Sevilla, por ‘blaugranasit’ me golaverazh më të mirë, që gjithashtu kanë edhe një ndeshje në dorë për ta luajtur.

/GazetaSinjaliSport/