image Barcelona nuk lëshon pe: Ose 86 milionë euro për De Jong ose asgjë

Futboll

Barcelona nuk lëshon pe: Ose 86 milionë euro për De Jong ose asgjë

news image

Barcelona vazhdon të jetë e prerë në transferimin e Frenkie De Jong.

Manchester United po bën presion të vazhdueshëm për të gjetur një akord me klubin spanjoll, megjithatë klubet ende nuk kanë gjetur kompromisin.

Kjo pasi Barcelona nuk dëshiron në asnjë formë të pranojë një tarifë më të ulët se 86 milionë euro për shërbimet e holandezit, raporton Fabrizio Romano.

“Manchester United dhe Barcelona kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë sot për Frenkie de Jong. Ende nuk ka marrëveshje për tarifën, pasi Barça i ka thënë Man Utds se nuk do ta shesin De Jong për më pak se 86 milion euro.

Barcelona kërkon tarifë të plotë të garantuar, edhe për shkak të rregullave të La Ligës për të riinvestuar para“, ka shkruar Romano në Twitter.

/GazetaSinjaliSport/