image Barcelona nis 'misionin' për nënshkrimin e Silvas

Futboll

Barcelona nis ‘misionin’ për nënshkrimin e Silvas

news image

Barcelona ka qenë skuadra më aktive deri më tani në këtë merkato edhe pse me probleme të mëdha financiare.

“Mbretëresha” e markatos nuk e ka mbyllur ende punën për afrimet, pasi së fundmi po tenton medoemos trasferimin e yllit portugez të Manchester Cityt, Bernardo Silva.

Lojtari mund të shtohet në radhët e katalanasve për shumën e 80 milion eurove, një shumë e madhe, por që tani Barça po tregon se nuk ka limite.

Mbetet të shihet se si do të punojnë klubi edhe me largimet, pasi thuajse e pamundur që Silva të transferohet ende pa u larguar një lojtar me një pagë të lartë.

/GazetaSinjaliSport/