image Barcelona në ‘gjumë’, Cadiz i nxjerrë barazim

Futboll

Barcelona në ‘gjumë’, Cadiz i nxjerrë barazim

news image

Barcelona është mjaftuar me barazim në përballjen si vendas kundër Cadizit, me rezultat 1:1.

Golin për Barcelonën e shënoi Lionel Messi, në minutën e 32-të.

Messi ishte mjaft i saktë me gjuajtjen e tij nga penalltia.

Mirëpo, Cadiz arriti t’i marrë pikë Barcelonës, me golin e shënuar në minutën e 89-të.

Golin për mysafirët e shënoi Fernandez nga penalltia.

Me këtë barazim Barcelona mbetet 8 pikë larg Atletico Madridit dhe 5 pikë larg Real Madridit.

Kurse, Cadiz kalon në pozitën e 14-të, me 25 pikë të grumbulluara./Sporti në Sinjali/