image Barcelona ndahet në paqe me Granadan pas golit në kohën shtesë

Futboll

Barcelona ndahet në paqe me Granadan pas golit në kohën shtesë

news image

Barcelona përmbyll javën e pestë në Laliga me barazim ndaj Granada, raporton Sinjali Sport.

Ky takim përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Katalunasit u tronditën menjëherë në minutën e parë, ku pësuan gol.

Domingos Duarte realizoi me kokë për golin e avantazhit te mysafirët.

Megjithatë, blarugranasit e barazuan në minutën e 90-të me anë të Ronald Araujos.

Me këtë barazim vendasit ngritën në pozicionin e 7 me tetë pikë, por me një lojë më pak, kurse mysafirët kanë vendin e 17-të me tre pikë.   /Gazeta Sinjali Sporti/