image Barcelona mposht skuadrën nga liga e tretë, vetëm pas vazhdimeve

Futboll

Barcelona mposht skuadrën nga liga e tretë, vetëm pas vazhdimeve

news image

Barcelona ka arritur që të sigurojë një vend për në 1/8 e finales në Kupën e Mbretit, shkruan Sporti në Sinjali.

Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman ka shënuar fitore ndaj skuadrës nga liga e tretë spanjolle, Cornellas, vetëm pas vazhdimeve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Nou Municipal de Cornella’ ka përfunduar me rezultatin 0-2.

Ousmane Dembele dhe Martin Braithwaite shënuan golat e fitores në minutat 92 dhe 120.

Pas kësaj fitore, Barcelona ka siguruar kalimin për në fazën 1/8 e finales në Kupën e Mbretit.

/Sporti në Sinjali/.