image Barcelona mposht Huescan, Messi shkëlqeu sonte

Futboll

Barcelona mposht Huescan, Messi shkëlqeu sonte

news image

Një tjetër performancë e klasit të lartë nga Lionel Messi. Argjentinasi sonte shënoi dy gola dhe kontribuoi me një asist në fitoren e Barcelonës.

Katalunasit kanë shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Huescas në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të në La Liga.

Messi e hapi llogarinë për vendasit në minutën e 13-të kur shënoi një gol të jashtëzakonshëm.

Griezmann e vazhdoi me të njëjtën monedhë teksa realizoi një gol shumë të bukur të minutën e 35-të.

Fundi i pjesës së parë nuk ishte aq i mirë për katalunasit teksa pranuan një gol nga penalltia. Mir u tregua i saktë nga 11-metërshi për të ngushtuar epërsinë.

Në minutën e 53-të, Mingueza shfrytëzoi një harkim të Messit dhe shënoi me kokë për 3:1.

Njëherit, ky ishte goli i parë i Minguezas në ekipin e parë të Barcelonës.

Pak para përfundimit të ndeshjes, Messi shënoi një tjetër gol të bukur nga jashtë 16-metërshit.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 59 pikëve në vendin e dytë, katër më pak se Atletico Madridi dhe dy më shumë se Reali i vendit të tretë./Gazeta Sinjali Sporti/