image Barcelona merr një lajm të mirë për Ligën e Kampionëve, po rikthehet ylli i skuadrës

Futboll

Futboll/ Barcelona merr një lajm të mirë për Ligën e Kampionëve, po rikthehet ylli i skuadrës

news image

Liga e Kampionëve pritet të rifilloj me datën 9 gusht, pasi të përfundojnë sezonet në kampionatet evropiane.

Para se të filloj kjo garë, Barcelona ka marrë një lajm të mirë, transmeton Gazeta Sinjali.

Mediumi spanjoll ‘Cadena Ser’ raporton që Ousmane Dembele do të rikthehet në mes të muajit gusht.

Katalunasit nuk duan të rrezikojnë që të shpejtojnë procedurat e rikthimit, por do të presin deri sa francezi të jetë në 100% e tij.

Dembele është I lënduar që nga muaji nëntor dhe nuk pritej që të luante ndonjë ndeshje këtë sezon.

Por, ndryshimi i datave të garave për shkak të koronavirusit, ka bërë që Dembele të ketë mundësi të luaj edhe disa ndeshje këtë sezon./Gazeta Sinjali/