image Barcelona me ofertë të re për Lautro Martinezin, 70 milionë euro plus dy lojtarë

Futboll

Merkato/ Barcelona me ofertë të re për Lautro Martinezin, 70 milionë euro plus dy lojtarë

news image

Ekipi i Barcelonës është shumë i interesuar që të transferoj sulmuesin e Inter, Lautaro Martinez.

Siç raporton ‘Inter Neës’, klubi katalunas ka dërguar një ofertë të re për lojtarin argjentinas, transmeton Gazeta Sinjali.

Barcelona ka ofruar dy lojtarët e saj, Arturo Vidal dhe Nelson Semedo plus 70 milionë euro për shërbimet e tij.

Martinez shihet si lojtari ideal për të zëvendësuar Luis Suarezin që sezon pas sezoni po e humbet shkëlqimin që e kishte dikur.

Lojtari i Inter është duke kaluar një sezon të mrekullueshëm. Në Serie A ai ka shënuar 11 gola në 21 paraqitje, kurse në Ligën e Kampionëve në 6 paraqitje ka shënuar 5 gola. /Gazeta Sinjali/