image Barcelona kryen detyrën në udhëtim ndaj Alavesit

Futboll

Barcelona kryen detyrën në udhëtim ndaj Alavesit

news image

Barcelona ka marrë një fitore me shumë vështirësi në udhëtim kundër Deportivo Alaves.

Skuadra e Xavi Hernandez shënoi fitore minimale 0:1, kundër një kundërshtari mjaft kompakt sonte.

Katalanët patën iniciativën gjatë gjithë ndeshjes, por duhej pritur deri në momentet e fundit për të parë golin e fitores.

Pas një super-pasimi të Jordi Alba, Ferran Torres e gjeti vetën në zonën e rreptësisë së Alaves. Ai dha një pasim për Frenkie de Jong dhe holandezi me thjeshtësi dërgoi topin në rrjetë.

Gjithçka ndodhi në minutën e 87’ të ndeshjes. Ky gol vulosi fatin e takimit dhe i dha tri pikë jashtëzakonisht të rëndësishme Barcelonës.

Barcelona tashmë ngritët në pozitën e pestë me 35 pikë, një më pak sesa Atletico Madrid që kanë 36.

Skuadra e Deportivo Alaves mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 17 pikë të grumbulluara. /Gazeta Sinjali Sporti/