image Barcelona kishte refuzuar ta transferonte Davies për 8 milionë euro

Futboll

Barcelona kishte refuzuar ta transferonte Davies për 8 milionë euro

news image

Tashmë ka mbi dy javë që Bundesliga ka rifilluar sezonin e saj pas 2 muajsh pushim të detyruar.

Që nga rifillimi i sezonit të Bundesligës, kemi parë se ndër lojtarët më në formë për momentin është mbrojtësi anësor i Bayern Munchen, Alphonso Davies, transmeton Gazeta Sinjali.

Në vitin 2017, kanadezi kishte mundësi që të kalonte tek Barcelona.

Por katalunasit në atë kohë, kishin refuzuar transferimin Davies, që ishte vetëm 16 vjeç atëherë.

Kjo për shkak se nuk dëshironin të paguanin 8 milionë euro për të, shkruan ‘Mundo Deportivo’.

Tash, Barcelona është duke vuajtur që ta transferoj një mbrojtës të majtë që ta zëvendësoj Jordi Alban./Gazeta Sinjali/