image Barcelona interesohet për Riyad Mahrez

Futboll

Barcelona interesohet për Riyad Mahrez

news image

Barcelona është e interesuar për të nënshkruar me algjerianin Riyad Mahrez nga Manchester City këtë verë, përcjell Sinjali Sport.

Katalunasit po kërkojnë të rifreskojnë ekipin pasi nuk arritën të fitojnë La Ligan ose Ligën e Kampionëve, sezonin e kaluar.

Pas disa transferimeve këtë verë, drejtuesit e klubit duan të përforcohen edhe më shumë dhe disa emra kanë dalë në pah tashmë.

Sipas mediumit “El Chiringuito” në Spanjë, algjeriani dëshiron të largohet nga City dhe do të ishte i kënaqur për të nënshkruar për Barcelonën.

Sidoqoftë, Mahrez hodhi poshtë pretendimet gjatë një interviste të shkurtër me “DZ Sport” ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare.

“Nuk ka asgjë për të ardhmen time. Jam mirë në Manchester. Do të qëndroj me dëshirën e Zotit”, deklaroi Mahrez. /Gazeta Sinjali Sporti/