image Barcelona interesohet për mbrojtësin e Interit

Futboll

Barcelona interesohet për mbrojtësin e Interit

news image

Mbrojtësit i Interit, Alessandro Bastoni, është një nga futbollistët që do kërkohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, transmeton Sinjali Sport.

Drejtuesit e klubit blaugranas dhe trajneri Ronald Koeman duan ta përforcojnë skuadrën për sezonin e ri, pas dështimit në Ligën e Kampionëve dhe afër dështimit në La Liga.

Njëri nga repartet ku klubi nga Camp Nou synon të përforcohet padyshim se është mbrojtja, e cila ka pranuar edhe këtë sezon shumë gola.

Kështu, sipas mediumit italian “Calciomercato”, mbrojtësi i Interit, Bastoni, është subjekt i interesimit nga Barcelona.

Katalunaist po synojnë një transferim të mundshëm për 22-vjeçarin italian, ndërsa lojtari pëlqehet edhe nga trajneri Koeman.

Bastoni ka marrëveshje aktuale me klubin e Interi t, e cila do të zgjasë deri në 2023, futbollistë që e ka ndihmuar klubin të fitojë titullin e tyre të parë në Serie A që nga viti 2009-10. /Gazeta Sinjali Sporti/