image Barcelona ia përmirëson kontratën Memphis Depayt

Futboll

Barcelona ia përmirëson kontratën Memphis Depayt

news image

Barcelona ka përgatitur kontratë të re për sulmuesin Memphis Depay, njofton Fabrizion Romano, përcjell Sinjali Sport.

Holandezi është agjent i lirë pasi i skadoi kontrata me Lyon dhe është i lidhur me kalimin te katalunasit.

Georginio Wijnaldum kishte marrëveshje verbale me Barcelonën, por ndryshoi mendje duke iu bashkuar PSG-së, pasi kjo e fundit i ofroi më shumë se dyfishin e pagës që ofruan katalunasit.

Për këtë arsye, Barcelona i ka ofruar mesfushorit kontratë të re për ta kompletuar transferimin sa më parë. Këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano. Ky i fundit zbuloi se Barcelona i ka ofruar kontratë trivjeçare.

/Gazeta Sinjali Sporti/