image Barcelona i rikthehet fitoreve ndaj Valencias, shënojnë Fati, Depay e Coutinho

Futboll

Barcelona i rikthehet fitoreve ndaj Valencias, shënojnë Fati, Depay e Coutinho

news image

Barcelona i rikthehet fitoreve në kryendeshjen e xhiros së nëntë në Laliga, shkruan Sinjali Sport.

Kataluanasit fituan ndaj Valencias me rezultat të pastër 3-1.

Mysafirët filluan më mirë këtë ballafaqim, duke kaluar në epërsi herët në minutën e pestë nëpërmjet, Jose Gayas.

Sidoqoftë, kjo ishte e tëra nga lakuriqët, pasi radha ishte për blaugranasit, të cilët arritën ta përmbysin rezultatin në pjesë të parë.

Ansu Fati me një super gol (13’) dhe Memphis Depay nga penaltia (41’), dërguan vendasit me avantazh në pushim.

Philippe Coutinho u përkujdes për golin e qetësisë në minutën e 85-të.

Me këtë fitore Barcelonë ngritët në vendin e shtatë me 15 pikë, kurse Valencia me 12 pikë gjendet në pozitën e nëntë.   /Gazeta Sinjali Sporti/