image Barcelona heq dorë nga ‘Pirlo i ri’, shumë i shtrenjtë për katalunasit

Futboll

Futboll/ Barcelona heq dorë nga ‘Pirlo i ri’, shumë i shtrenjtë për katalunasit

news image

Barcelona ka hequr dorë përfundimisht nga transferimi i Sandro Tonalit.

Katalunasit besojnë se çmimi që Brescia ia ka vënë futbollistit është shumë i shtrenjtë, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Barcelona ishte shumë e interesuar për të por çmimi prej 60M që ka kërkuar skuadra italiane është shumë i lartë.

19 vjeçari këtë sezon shënoi një gol dhe bëri pesë asistime në 24 ndeshje./Gazeta Sinjali/