image Barcelona futet në garë për Giroud

Futboll

Sport/ Barcelona futet në garë për Giroud

news image

Gjiganti spanjoll Barcelona është futur në garë për sulmuesin veteran të Chelseat, Olivier Giroud.

Sipas asaj që raporton Independent, francezi tash e një kohë të gjatë është i lidhur me një largim nga Londra, pasi që humbi vendin e titullarit që nga ardhja e trajnerit Frank Lampard.

Për Giroud i interesuar është edhe klubi italian i Interit, ku Antonio Conte po përpiqet që ta përforcojë edhe më shumë raportin sulmues të skuadrës.

Barcelona është futur në garë për të nënshkruar me francezin, pas dëmtimit të Luis Suarez, i cili do të jetë jashtë fushave  për një periudhë 4 mujore.

Kujtojmë që 33 vjeçari është transferuar te Chelsea në janarin e vitit 2019, për një shumë rreth 17 milionë eurosh./Gazeta Sinjali/