image Barcelona fton 23 lojtarë për derbin ndaj Atletico Madrid

Futboll

Barcelona fton 23 lojtarë për derbin ndaj Atletico Madrid

news image

Skuadra e Barcelonës ka publikuar futbollistët me të cilët do të përballet ndaj Atletico Madridit në derbin e javës së 35-të, shkruan Sinjali Sport.

“Blaugranasit” do të presin “Los Colchoneros” nesër në stadiumin “Camp Nou” me fillim nga ora 16:15.

Ky ballafaqim mund të jetë vendimtar për në luftën për titull duke e ditur se Atletico kryeson në La Ligë me 76 pikë, ndërsa Barcelona gjendet në pozitën e tretë me 74 pikë, po aq sa i ka edhe Real Madrid që është në vend të dytë.

Për ekipin e Koeman u rikthye nga lëndimi Martin Braithwaite, kurse Coutinho dhe Fati vazhdojnë të mungojnë.

Lista e futbollistëve të ftuar nga menaxheri holandez:

/Gazeta Sinjali Sporti/