image Barcelona e shet Dembelen vetëm me një kusht

Futboll

Futboll/ Barcelona e shet Dembelen vetëm me një kusht

news image

Barcelona nuk ka dëshirë të shesë sulmuesin francez, Ousmane Dembele, por do ta bënte këtë vetëm për një çmim më të lartë.

Dembele ka qenë i lidhur me një largim dhe klubi anglez, Liverpooli, ka qenë i lidhur me sulmuesin francez.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona nuk e ka ndërmend të shesë Dembelen dhe do të pranonte vetëm një ofertë të artë nëse vjen për lojtarin gjatë verës.

Dembele ka humbur gjithsej 63 ndeshje të Barçës shkaku i lëndimeve që nga transferimi i tij prej 100 milionë eurosh nga Borussia Dortmund në gusht të 2017.